Informacion –Turizmi Kulturor ne Berat ( Gjendja ekzistuese ,projektet , problematika )

mario March 26, 2012 0
Informacion –Turizmi Kulturor ne Berat ( Gjendja ekzistuese ,projektet , problematika )

Preambel :

Berati ka një trashëgimi të pasur kulturore. Pjesë e trashëgimisë së tij janë monumentet e kultures ku përfshihen ndërtimet fetare, banesat popullore dhe ndërtimet fortifikuese. Pjesa e vjetër historike përbëhet nga tre lagje të ndara nga lumi Osum te cilat perbejne Qendren Historike  : Kalaja ,Gorica dhe Mangalemi. Qyteti ka gjithashtu Qendrën Mesjetare e cila përbëhet nga monumente të vjetra fetare të sektit Bektashi .

Qyteti ka një histori të lashtë dhe të pandërprerë. Ka 107 monumente te kategorise se pare dhe 383 te kategorise se dyte. Kalaja e Beratit perben nje nga Kështjellat më të mëdha të banuara ,e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme : Romako-Bizantine, Shqiptare dhe Otomane.

Objektet e kultit kristian dhe atij mysliman jane te ruajtura mire dhe i perkasin  periudhave  te ndryshme historike . Dikur në Kala kanë ekzistuar 42 kisha ndërsa sot ruhen vetëm 8. Më të hershmet i përkasin kryesisht shekujve të 13 dhe 14. Ndërsa banesat në përgjithësi i përkasin shekujve të 18 dhe 19. Ato banohen nga banorët edhe në ditët e sotme. Berati u shpall pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore te UNESCO-s ne 8 Korrik 2008. Berati mbart dëshminë e bashkëjetesës së feve të ndryshme dhe komuniteteve të shumta kulturore përgjatë shekujve.

Kodikët e Beratit

Kodiku i Purpurt i Beratit  “ (i quajtur Beratinus shek 6 )  , në kohën që u   shkruajt ai ishte një ndër pesë kodikët ekzistues në gjithë botën. Kodiku i Arte përfaqëson  kodikun e dytë më të rëndësishëm të Beratit, është një dorëshkrim  i shekullit te 9të. UNESCO ka treguar një interes të madh për ruajtjen e kësaj trashëgimie unike të literaturës së vjetër liturgjike të historisë botërore. Kodikët e Beratit janë të përfshirë në Rregjistrin e Listës së Trashëgimisë Botërore.

—————-

Berati -Sit Nderkombetar i Trashegimise Boterore

 

-Pjese e listes prej 689 sitesh te trashegimise kulturore te Unesco-s

 

-Berati eshte  pjese e Rrjetit Ballkanik te Qyteteve Historike  te perfshira ne Unesco, si dhe eshte bere pjese e platformave dixhitale nderkombetare ne fushen e promocionit dhe turizmit .

-Ne vitin 2008 Berati u shpall nga organi prestigjioz i shtypit nderkombetar ‘’Forbs” si nje nder 3 destinacionet e preferueshme ne Ballkan

-Ne vitin 2009 u shpall nga Ekspozita Nderkombetare e Turizmit ne Zvicer si  Fitues i cmimit  ‘’Nje qytet muze me arkitekture karakteristike dhe te bukur ‘’.

-Kete  vit qyteti synon te behet  pjese e Organizates  se Qyteteve Historike Nderkombetare dhe anetar i  Shoqates se Qyteteve te Artit Europian.

——————-

 

Aktoret e perfshire ne fushen e trashegimise ne  Berat :

 

1-      Drejtoria e Kultures Kombetare

2-      Drejtoria e Muzeumeve

3-      Bashkia Berat ( ne fushen e sherbimeve , promocionit, aktiviteteve )

4-      Aktoret nderkombetare ( SNV, PNUD, UNESCO, Rrjeti i Qyteteve Historike , Rrjeti i Qyteteve Franceze te Artit etj)

5-      Zyra Rajonale e Turizmit

—————————

 

 

 

Çfare ka realizuar Bashkia Berat ne funksion te turizmit kulturor ?

 

Gjate vitit 2009 investime qe kane patur ndikimin e  tyre ne infrastrukturen turistike :

 

-Rehabilitime  dhe ndricime  te rrugicave me kalldrem ne Qendren Historike dhe Zonen tampon

-Rehabilitim siperfaqe te gjelberta ne qytet

-Pastrimi i shtratit te lumit Osum nga aluvionet

 

 

Bashkia Berat realizoi projekte me bashkefinancim per disa evente ne qytet te cilat i sherbejne promocionit te tij:

 

a- Panairi i agrobiznesit

b-Festivali i Poetekes

c-Rafting Day in Berat

d-Projekti Ekoturizem ne Berat

e-Karnavalet ne qytet

f-Ekspozita pikture dhe koncerte

g-Konferenca ‘’ Menaxhimi i Trashegimise Historike te qytetit ‘’

h-Pjesemarrja ne Panairin Kombetar te Turizmit

i-Workshopi ‘’te rinjte dhe UNESCO’’

j-Dita e Europes ne Berat

 

 

Partneritetet :

 

a-      Projekti i  Kombeve te bashkuara ’Kultura dhe trashegimia per zhvillimin social –ekonomik ‘’ , i cili startoi ne vitin 2009 me vendosjen e sinjalistikes orientuese turistike ne qytet ( 19 tabela ne dy gjuhe ) dhe me ngritjen dhe kompletimin e e  Zyres se informacionit turistik .

b-      Projekti i perbashket me REC per rehabilitim siperfaqe te gjelberta ne hyrjen e qytetit

 

——————

Projekte te bashkise per vitin 2010 :

Partneritetet ne fushen e turizmit :

 

1-      Vazhdon  zbatimi i projektit te Kombeve  te Bashkuara ‘’Kultura dhe trashegimia per zhvillimin social –ekonomik ‘’ Projekti do te vazhdoje gjate vitit 2010 me azhornimin e Planit te Menaxhimit te Qendres Historike  .

 

2-      Projekti i Bashkise Berat me organizaten Hollandeze SNV ku sipas te cilit do te filloje ne fund te muajit Prill hartimi i Planit te Veprimit te Turizmit, ( Plan i perbashket menaxhimi Berat- Gjirkaster )i cili synon zhvillimin e destinacionit te nje siti ne UNESCO dhe ka disa aktivitete :

 

a-      Hartimin e nje Plani Veprimi per Turizmin

b-      Studim mbi potencialet turistike dhe tregun turistik te Beratit

c-       Asistence per pergatitjen e nje programi/projekti per zbatim

d-      Assistence per ngritje fondesh per programin

 

3-Projekti i Komisionit Europian per rivleresimin e Trashegimise ne lagjen Kala , i cili syon rehabilitimin e Kalase se qytetit dhe ngritjen e nje zyre multifunksionale per turistet ne objektin’’ ish garnizoni turk ‘’ ne hyrje te Kalase .

 

4-Bashkia Berat ka aplikuar ne kuadrin e programit ‘te Europes Juglindore’’ te BE me Bashkine Venecia :

a-      Projekte ne fushen e menaxhimit te trashegimise

b-      Projekte ne fushen e turizmit kulturor

 

5-Vazhdon puna per hartimin e PPRR si pjese e rendesishme e permiresimit te infrastruktures turistike

 

Aktivitete dhe evente :

 

Mars  2010 – Arkitektura si element tipik i qytetit – Konference ne b/punim me Ambasaden Italiane

Mars 2010 –Realizimi i Konferences per Vexhi Buharane dhe  Shah Namene – ne kuadrin e Vitit Nderkombetar te Afrimit te Kulturave

Prill 2010- Poezia e Veres – Degustim i produkteve tipike

Prill 2010 – Koncert Koral ne ambientet e Kalase se Beratit –realizuar ne bashkepunim me Ambasaden Franceze

 

 

1-9 Maj 2010 – Festivali i Beratit –tinguj, shije, ngjyra, pasion dhe dashuri ‘’ ( organizohet me iniciativen e Shoqates Biosfera, Albanian Rafting Group  dhe ne bashkepunim me Bashkine Berat dhe partnere te tjere lokale). Ky projekt realizoi Maratone , rafting  , panaire, ekspozita, konkurse, koncerte ne Qendren Historike dhe ne qytet , aktivitete sportive etj  .

 

  • 18 – 28 Maj  2010 – Ngritja e laboratorit te skulptures ne lagjen Kala ( Bashkia + Ambasada Italiane ) . Mes mureve të Kalasë antike të Beratit, 5 skulptorë të rinj shqiptarë dhe 5 italiane realizuan një rrugëtim skulpturash konteporane në harmoni me materialet dhe hapësirat antike të qytetit historik pasuri botërore e Unesco. Do të jetë ky fillimi i një rrugëtimi permanent të artit dhe të  vlerësimit të një pasurie arkitektonike unike në llojin e saj.

 

-Realizimi i dokumentarit TV ne bashkepunim me Dixhitalb per turizmin dhe tarshegimine kulturore te qytetit .

 

Aktivitete te tjera te Bashkise Berat :

5 Qershor 2010 – Bulevardi mjedisor i Beratit

23-26 Qershor 2010 –Pjesemarrja ne Rrjetin e qyteteve historike te Ballkanit  dhe prezantim i qytetit ne panairin nderkombetar te  turizmit ne Stamboll ( qyteti Europian  i kultures per vitin 2010 ) .

 

Shtator 2010 – Perfshirja e Beratit ne Rrjetin e Qyteteve te Artit dhe Kultures Franceze

Shtator 2010 –Prezantimi i vecante i Beratit ne Diten e Shqiperise – Berlin

Shtator 2010- Festivali Nderkombetar  ‘’Poeteka’’

Berati eshte  pjese e platoformes  dixhitale te rrjetit nderkombetar te Qyteteve historike,si dhe  pjese e rrjetit kombetar LOGIN  .

 

Ne buxhetin e bashkise Berat 2010  jane parashikuar :

 

Konferenca per bashkejetesen fetare  , ekspozita kombetare dhe nderkombetare pikture, panaire te produkteve tipike ,  dhe promocion per turizmin .

 

 

————–

 

Sherbimet

 

Ne qytetin e Beratit ushtrojne veprimtarine e tyre 11 njesi akomoduese ( hotele )  te cilat jane pergjithesisht ne standarte te kenaqeshme , dhe me nje kapacitet akomodues ne total prej 308 shtreter .

Eshte krijuar baza e te dhenave  e rrjetit hoteleri- restorante per qytetin ne website e bashkise dhe synohet perfshirja e tyre ne Projektin Berat Festival per konkursin vjetor ’ Berati Top Restorant ‘’, duke e kthyer ne nje tradite te pervitshme shpalljen e restorantit me te mire te qytetit , i cili ploteson standartet e sherbimit .

 

Bashkia Berat ka realizuar 250 pyetesore me vizitoret dhe nga te dhenat e marra rezulton se trashegimnia historike dhe kulturore e qytetit perben atraksionin kryesor per vizitoret , por ka nje rritje interesi per turizmin e aventures dhe eko-turizmin duke shfrytezuar resurset natyrore te rajonit :

1-      Lumin Osum ( kanotazh )

2-      Mali i Tomorrit ( ngjitje, alpinizem )

3-      Kanionet e Skraparit

4-      Ujevara e Bogoves

5-      Fshati i Drobonikut dhe kodrinat e Gorices ( ngjitje dhe ecje ne kembe )

6-      Kantina e Veres ‘’Çobo’’ ( degustim i produkteve tipike te zones dhe vererave cilesore )

 

———————-

 

Projektet infrastrukturore qe presin financime  :

 

1-      Projekti i hidranteve ne lagjen Muzeale ( eshte gati si projekt pritet financimi )

2-      Projekti i ndricimit te lagjes Gorice

3-      Rehabilitime rrugicash me kalldrem

4-      Ndricime ne Zonen tampon

5-      Sinjalistike orientuese ne brendesi te lagjeve Muzeale

6-      Restaurime te objekteve ne rrezik ne lagjen muzeale

 

 

Propozime per turizmin  kulturor :

 

1- Kerkojme mbeshetje per promocionin dhe per rritje informacioni per t’a kthyer Beratin ne nje destinacion turistik  .

2-Lobing per rehabilitimin e  rruges Berat- Lushnje .

3- 400 ikonat te cilat qendrojne ne DRKK kane ne voje per restaurim qe te mund te perdoren si atraskion per turizmin religjioz dhe ate kulturor per vlerat qe ato kane

4-Projekti i qendres multifunksionale per turistet tek ish- markata

5-Projekti i krijimit te Shoqates se Qyteteve Historike te Shqiperise

6- Mbeshtetje per Projektin ‘’Kolonia e Artit ne Berat ‘’ si nje festival arti ne fushen e piktures me piktore europiane

7-Mbeshtetje per realizimin ne Berat te ‘ Diteve te  qyteteve historike ‘’ ( propozim i derguar prane MTKRS

8-Mbeshtetje per ngritjen e Muzeut Historik

9-Kthim te Kodikeve ne Berat ( rekomandime te specialisteve te Unesco-s dhe te organizatave te tjera )

10-Projekte  per restaurime  ne Q.H.

 

 

————————–

Comments are closed.