
Prezantimi I Projektit “SUSTCULT”
Arritja e qendrueshmërisë nëpërmjet këndvështrimit të integruar për menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore
Takimi me banorët e Qendrës Historike u zhvillua në kuadër të realizimit të aktiviteteve të përcaktuara në projektin SUSTCULT. Ky aktivitet u zhvillua në datën 21 Dhjetor 2011 në ambientet e Bar Restorant Guva me pjesëmarrjen e njëzetë personave, të ardhur nga tre lagjet e Qendrës Historike (Kala, Mangalem dhe Goricë). Qellimi i aktivitetit ishte prezantimi i objektivave të projektit SUSTCULT duke e vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit dhe përfshirjes së banorëve të Qendrës Historike në këtë projekt. Për të siguruar shpërndarjen e një informacioni të hollësishëm mbi objektivat, aktivitetet, partnerët e përfshirë si dhe rezultatet e pritura të projektit, pjesëmarrësit u pajisën me broshura, fletpalosje dhe letrën informative, me materiale informuese, të pregatitura në kuadër të projektit SUSTCULT.
Takimi nisi me fjalën e mirëseardhjes mbajtur nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Z. Lonik Çuedari, i cili më pas vazhdoi me prezantimin e projektit.
Aktiviteti u pasua nga diskutimet e pjesëmarrësve, të cilët e përshëndetën dhe përkrahën mënyrën e komunikimit ndërmjet institucionit dhe qytetarëve, duke e konsideruar këtë si një mundësi të mirë për të shprehur mendimet e tyre dhe për të vendosur pika të përbashkëta bashkëpunimi në mbrojtjen e monumenteve.
Qytetarët falenderuan drejtorinë për punën e bërë deri tani dhe ngritën probleme të ndryshme si psh. mbrojtja e Qendrës Historike nga zjarret e mundshme, rijetëzimi i monumenteve të kulturës, përmirësimi i legjislacionit etj.
Takimi u shoqerua me kokteil për pjesëmarrësit.
Pergatiti : Erinela Cakrani
Menaxhere e projektit
DRKK –Berat










Comments are closed.